U zhduk nga shtëpia dhe bashkëjetoi me një 34-vjeçar, e mitura në Gjilan raporton se është keqtrajtuar nga i dashuri

schedule09:43 - 7 Gusht, 2022

schedule 09:43 - 7 Gusht, 2022

Që prej 15 korrikut, një e mitur nga Gjilani është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.

E njëjta, dje është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë duke bashkëjetuar me një burrë të moshës 34-vjeçare.

Para policëve, viktima ka deklaruar se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me të, është keqtrajtuar nga i dyshuari.

Policia nuk raporton për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë:

BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Gjilan 15.07.2022 – 14:00. Më 06.08.2022 ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se nga koha e cekur, kur nga familjarët e sajë ishte raportuar si e zhdukur, ka  bashkëjetuar me një të dyshuar mashkull  kosovar i moshës rreth 34 vjeç. Sipas ankueses në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti/express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!