“U zgjova një ditë vere dhe mora vesh se më duan Juventus dhe United”

schedule11:58 - 16 Nëntor, 2020

schedule 11:58 - 16 Nëntor, 2020

Raul Jimenez është një nga qendërsulmuesit më të mirë të Premier Ligës dhe si i tillë në verë kishte shumë oferta. 29-vjeçari tashmë që merkato ka përfunduar, zbulon edhe prapaskenat e merkatos.

 

Portugezi shprehet se e donin Juventusi dhe Manchetser United, por marrëveshja me Wolves nuk u arrit. Edhe në këtë sezon Jimenez është në formë dhe ka shënuar 4 gola në 8 ndeshjet e para në Premier League.

“Një ditë u zgjova dhe mora vesh se Juventusi ishte i interesuar për mua. Edhe Manchester United e di që ka pasur qasje ndaj meje, por nuk ka pasur kurrë një marrëveshje.

 

Jimenez duke festuar një gol me Wolves

Te Wolverhampton jam i lumtur, nuk është kurrë gabim të qëndrosh në një vend ku ndihesh mirë. Klubi e di që unë nuk kënaqem asnjëherëë dhe kërkoj gjithmonë diçka për të përmirësuar veten. Nëse largohem, do duhet që Wolves të kënaqet dhe unë të plotësoj kushtet e mia”, u shpreh Jimenez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!