Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministren e re britanike Liz Truss të martën për ta uruar për fitoren e saj.
“Udhëheqësit riafirmuan marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona dhe shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve”, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Truss, ish-ministre e Jashtme, mori detyrën të martën, duke zëvendësuar ish-kryeministrin Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen pas një sërë skandalesh.
Biden dhe Truss gjatë telefonatës diskutuan bashkëpunimin për çështjet globale, duke përfshirë luftën e vazhdueshme në Ukrainë, si dhe sfidat nga Kina dhe parandalimin e Iranit nga marrja e armëve bërthamore. Për më tepër, ata diskutuan sigurimin e “burimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme të energjisë”.
Biden dhe Truss folën gjithashtu për “angazhimin e tyre të përbashkët” për të mbrojtur Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, e cila është marrëveshja midis qeverive britanike dhe irlandeze për të rivendosur vetëqeverisjen në ishullin verior.
Truss mbajti fjalimin e saj të parë si kryeministre të martën në Doëning Street, duke përshkruar prioritetet si ulja e taksave, rritja ekonomike, siguria e energjisë dhe sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor. /abcnews.al