Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U zëvendësuan me probleme muskulore, Barella dhe Calhanoglu “trembin” Inzaghin

schedule11:54 - 27 Prill, 2023

schedule 11:54 - 27 Prill, 2023

Mbrëmjen e djeshme, në sfidën e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit, në pjesën e dytë dyshja e mesfushës Barella dhe Calhanoglu u zëvendësuan pas shqetësimeve muskulore që ndjenë.

Kjo gjë ka bërë që Inzaghi të shqetësohet pasi dyshja titullare është tepër e rëndësishme për skuadrën zikaltër dhe të dielën do të ndeshen ndaj Lazios, një ndeshje tepër vendimtare për rrugëtimin e Interit për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, mjekët kanë kërkuar të paktën 24 orë kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare, por ajo që i kanë garantuar Inzaghit është se dyshja fantastike do të jetë në gjendje të luajë të dielën, pasi më shumë dyshohet se kanë thjesht lodhje muskulore dhe jo dëmtim./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!