U vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë

schedule09:00 - 15 Janar, 2025

schedule 09:00 - 15 Janar, 2025

Kosova përkujton sot 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Masakra u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s.

Ishte shefi i misionit të atëhershëm të OSBE-së, Wiliam Walker, që pa nga afër këtë masakër duke e cilësuar si krim kundër njerëzimit. “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.”, u shpreh asokohe ai.

Ngjarja e rëndë nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe, bombardime këto që zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!