U vra për qiranë e stallës së derrave, mes dhimbjes dhe lotëve përcillet për në banesën e fundit

schedule11:45 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 11:45 - 19 Dhjetor, 2020

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit 41-vjeçari Ajet Guneli, që u ekzekutua dy ditë më parë në një lokal fshatin Goraj.

Ajet Guneli (Dajlani) u vra me 27 plumba pas një grindje me Vangjel Polovinën personit të cilit disa vite në parë i kishte dhënë një objekt me qira, një stallë për derrat, por ky i fundit nuk i kishte dhënë lekët.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal ku autori Vangjel Polovina pasi u konfliktua me Gunelin i zbrazi dy karikatorë mbi trup duke e vrarë.

Ajet Guneli kishte ardhur ditët e fundit nga Anglia, ku jetonte me familjen, ndërsa ceremonia mortore u zhvillua sot pasi vëllezërit e viktimës ishin në Greqi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!