U vra nga policia, Minneapolis do t’i paguajë 700 mijë dollarë familjarëve të viktimës

schedule10:58 - 22 Maj, 2023

schedule 10:58 - 22 Maj, 2023

Qyteti i Minneapolis ka rënë dakord për një marrëveshje prej 700,000 dollarësh me anëtarët e familjes, për vrasjen së 52-vjeçarit, Chiasher Vue nga policia.

Një gjykatës federal vendosi se oficerët e qëlluan 52-vjeçarin Chiasher Vue pasi ai u drejtoi një pushkë më 15 dhjetor 2019. Marrëveshja do të zgjidhë një padi të ngritur nga familja e tij që kanë argumentuar se policia i kishte ndaluar në mënyrë të paligjshme.

Chamee Vue dhe vëllezërit e saj Hailee dhe Nou Vue u përpoqën të ndërhynin por nuk u lejuan të dilnin nga makinat e policisë. Që nga vrasja e Chiasher Vue, policia e Minneapolis ka ndryshuar politikën e departamentit për trajtimin e dëshmitarëve.

Politika e re thekson se një person që nuk është akuzuar për një krim është i lirë të largohet në çdo kohë.

Anëtarët e familjes thonë se Chiasher Vue po kalonte një krizë të shëndetit mendor dhe vuante nga depresioni natën kur u vra, vetëm disa muaj përpara se vrasja e George Floyd nga policia e Minneapolis-it më 25 maj 2020 të nxiste protesta në mbarë botën.

Një nga oficerët e akuzuar për një rol në vrasjen e Floyd ishte Hmong American. Ai u qëllua me 13 plumba pas një konflikti me policinë.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!