Në vijën e parë të luftës në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tyre kanë dalë edhe vajzat. Pr të shumtë kanë qenë ata që kanë ndërruar jetë. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka nderuar një nënë ukrainase të gjashtë fëmijëve, e cila u vra në luftime.
Olga Semidyanova, 48 vjeç, vdiq duke luftuar kundër forcave ruse pasi shërbeu si mjeke ushtarake që nga viti 2014 në rajonin e Donetsk, një zonë që ka qenë në konflikt prej vitesh.
Ajo ishte nënë e gjashtë fëmijëve dhe kishte adoptuar edhe gjashtë të tjerë, duke i dhënë asaj titullin Nënë-Heroinë.
Nëna heroinë është një titull nderi që dikur u dha në Bashkimin Sovjetik për mbajtjen dhe rritjen e një familjeje të madhe.
48-year-old Olga Semidyanova died in battle with Russian Armed Forces. She had been a Military Medic since 2014 in the Donetsk region.
Olga Semidyanova was awarded the Mother-Heroine status as a mother of six children and six more adopted.#StandWithUkraine#closeUAskyNOW pic.twitter.com/gGI0eXKAjd
— MFA of Ukraine ?? (@MFA_Ukraine) March 17, 2022