Në pallatin e Kongreseve pak pas orës 12:00 të mesditës së sotme kanë nisur homazhet në nder të nënkomisarit të policisë së Lezhës të vrarë një ditë më parë në krye të detyrës, Saimir Hoxha.
Kolegë miq dhe familjarë pritet t’i japin lamtumirën e fundit oficerit të policisë i cili u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama pas një operacionin për asgjësimin e lëndëve narkotike në zonën e Kune-Vain në Lezhë.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe babai i tij 85-vjeçar i cili i prekur ka deklaruar: “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet për të nderuar oficerin e rënë në krye të detyrës. Para mediave, Meta tha se kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë edhe si moment reflektimi.
“Oficer hero i policisë së shtetit, por edhe një prind i shkëlqyer. Nuk e meritonte të ndahej nga jeta. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe për dekurajimin e krimit ordiner, ashtu sikundër është prioritet lufta kundër trafikut të drogës. Kjo është një luftë që duhet bërë çdo sekond dhe nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike. Është momenti edhe për të mbështetur Policinë e Shtetit,” u shpreh Meta.
Në homazhe ishte gjithashtu edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Kryedemokrati përpara mediave shprehur ngushëllimet për rënien e oficerit. Teksa tha se nuk është dita për të drejtuar gishtin, Basha tha se si drejtues i dikurshëm i tyre e di sakrificën e policëve dhe se ai dhe PD do të bëjnë gjithçka për ta.
“Jam këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës. Shpirti i tij të shprehet në paqe dhe zoti tja lehtësojë dhimbjen bashkëshortes, fëmijëve, prindërve dhe familjarëve. Po kështu për të shprehu solidaritetin për vëllezërit dhe motrat me uniformë të SAIMIR Hoxhës që përballen ditë për ditë në liftin kundër krimit dhe sigurisë së qytetarëve. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtuesi i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen e ndjejnë përditë. Un dhe PD B do të bëjmë gjithçka që sakrificën e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë. i paharruar qoftë kujtimi i tij,” u shpreh Basha.
/Abcnews.al