Iu bë atentat, në vitin 2017 Çollaku “futi” poshtë rrotave të “Range Rover”-it të riun marangoz

schedule20:58 - 4 Tetor, 2021

schedule 20:58 - 4 Tetor, 2021

Ardjan Çollaku, të cilit iu bë atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan, ka shkaktuar në vitin 2017 një aksident me pasojë vdekjen e një personi. Në 29 mars 2017 ai sapo ishte liruar nga burgu ku po vuante dënimin për trafik narkotikësh.

Çollaku i cili dyshohet se asokohe ishte në gjendje të dehur humbi kontrollin e automjetit duke përplasur dy makina dhe një person që po udhëtonte me biçikletë. Ky i fundit përfundoi poshtë rrotave të “Range Rover”-it, duke ndërruar jetë.

Viktima Ardian Rika, 35 vjeç, punonte si marangoz. Dëshmitarët thanë se trupi i pajetë i 35-vjeçarit u gjet nën rrotat Range Roverit ndërsa u përplasën dhe dy makina që qëndronin të parkuara anës rrugës.

“Arrestimi i Ardian Subashi, 44 vjeç banues në Elbasan u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje biçiklistin shtetasin A.R, 35 vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, njoftoi policia në atë kohë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!