Elbasani vijon të tronditet nga vrasjet kriminale. Mbrëmjen e sotme ka mbetur i vrarë me thikë një 23-vjeçar i identifikuar si Regis Runaj, i cili është gjetur pa shenja jete pranë varrezave të qytetit në Kodër Krastë.
Gazetari Aldo Kozarja raporton se trupi i viktimës i konstatuar prej disa orësh vijon të jetë në vendngjarje, ndërkohë që zona është rrethuar nga forca të shumta policie.
23-vjeçari rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa kishte njohje edhe me Emiljano Ramazanin të ekzekutuar 10 ditë më parë në një atentat mafioz.
Ndërkohë mbetet ende i paqartë varianti zyrtar i Policisë së Shtetit e cila raportoi se viktima ka ndërrua jetë rrugës për në spital./abcnews.al