U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n, Dosja e Kostandin Kacifas do të hetohet nga prokuroria e Gjirokastrës

schedule15:30 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 15:30 - 23 Dhjetor, 2019

U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n, Dosja e Kostandin Kacifas do të hetohet nga prokuroria e Gjirokastrës.

Shkrirja e Prokurorisë për Krime të Rënda, ka bërë që një numër shumë i madh dosjesh të transferohen në vendet ku janë kryer veprat penale. Një ndër to është edhe dosja e ekstremistit grek Kostandin Kacifas, që është transferuar për kompetencë në  Prokurorinë e Gjirokastrës.

Prokuroria e Posaçme nuk do ta hetojë sulmin me armë zjarri ndaj një patrulle policie nga ana e Kacifasit me 28 tetor të vitit 2018  në Gjirokastër. Kjo ngjarje shkaktoi debate të mëdha në Greqi dhe në Shqipëri, pasi nacionalistet e konsideruan të padrejtë vrasjen e 35-vjeçarit.

Pas sulmit ndaj makinës së policisë u njoftuan për të ndërhyrë forcat  RENEA, në mënyrë që të bëhej i mundur  neutralizimi i tij. 35-vjecari nuk iu bind thirrje së policisë pas disa tentativash për t’u dorëzuar dhe hapi zjarr. Gjatë përplasjes me armë me RENEAN Kacifas mbeti i vrarë.  Gjatë zhillimit të ceremonisë mortore në Bularat këndohej himni grek dhe dëgjoheshin thirrje anti shqiptare. Familjarët kanë ngritur një sërë pretëndimesh për këtë çështje.

Ndërsa  eurodeputetja qipriote  Eleni Theocharous e ngriti si shqetësim në Parlamentin Europian, vrasjen e 35-vjcarit, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e njeriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!