U vra barbarisht nga e ëma, Elena e vogël përcillet për në banesën e fundit

schedule21:26 - 22 Qershor, 2022

schedule 21:26 - 22 Qershor, 2022

Vogëlushja pesëvjeçare Elena Del Pozzo, e cila u vra nga nëna e saj Martina Patti, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Mediat në Itali raportojnë se në Mascalucia, Katania u pezulluan të gjitha aktivitetet ndërsa flamujt u ulën në gjysmë shtizë.

Dyqanet, organizatat politike, sociale dhe shoqatat e sportit u ftuan që të merrnin pjesë në ceremoni për të shprehur ngushëllimet e tyre tek familjarët e vogëlushes. Në momentin që arkivoli i vogël, i bardhë u fut në katedrale u shoqërua me një raund duartrokitjesh ndërsa njerëzit qëndronin në këmbë.

Të pranishëm në ceremoni ishin rreth 300 vetë, ndërsa arkivoli i vogëlushes shoqërohej nga babai Alessandro, gjyshi Giovanni, halla Martina Vanessa dhe gjyshja Rosaria Testa.

Vogëlushja Elena del Pozzo ishte viktimë e një vdekjeje të dhunshme dhe ndoshta të ngadaltë.

Lexo më shumë për ngjarjen këtu

Me gjasë 5-vjeçarja është munduar të shpëtojë nga duart e nënës së saj, ndonëse vetëm instiktivisht, teksa çdo provë çon në përfundimin se Martina Patti ka dashur ta vriste të bijën. Pas rindërtimit të fakteve dhe rrëfimit (që pason atë të karabinierëve) gjyqtarja hetuese është shprehur shumë e tronditur.

“Sepse vrasja e një fëmije në moshë të vogël dhe, për rrjedhojë, e pambrojtur, përveç integrimit të një krimi shumë të rëndë, është një sjellje e panatyrshme, e neveritshme, etike, e pamoralshme, e qortueshme, aspak e pranueshme në asnjë kontekst…një tregues i një instinkti të fortë kriminal dhe i shkallës së lartë të rrezikut.”

Gjyqtarja e përkufizoi 23-vjeçaren “si një person i kthjellët”, që nëse nuk arrestohej, mund të largohej. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!