U vra aksidentalisht në punë/ Flet mikesha e shqiptares: Familja është në shok, fëmijët kanë nevojë për ndihmë psikologjike

schedule13:47 - 30 Shtator, 2023

schedule 13:47 - 30 Shtator, 2023

Mikesha e gruas shqiptare, që vdiq tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Greqi pasi u masakrua teksa po pastronte makinerinë e mishit në dyqanin ku punonte, ka folur për mediat greke duke thënë se familja e së ndjerës është në shok ndërsa dy fëmijët e saj kanë nevojë për mbështetje psikologjike.

“Të premten në orën 21:00 e kanë thirrur për të shkuar në punë. Lubiana nuk shkonte kurrë natën në dyqan, e pastronte dyqanin në mesditë, ishte hera e parë që e merrnin kaq vonë. Zakonisht shkonte me vajzën e saj në punë. Dje teksa Lubiana po pastronte në kuzhinë, vajza e saj ndodhej në një zonë tjetër të dyqanit, dëgjoi britma, vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë situatë.

Nëna e saj, dy fëmijët dhe katër vëllezërit e motrat po përpiqen të kuptojnë se si ndodhi aksidenti. Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18 dhe djalin 10 vjeç, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Lubiana punonte së bashku me vajzën e saj nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

Vajza e saj, e cila është 18 vjeçe, është dërguar në spitalin e Messolongut në gjendje shoku ”, tha për mediat greke një mikeshë e familjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!