U vetëhodh nga “Shefqet Ndroqi”, deputeti Gjetani flet për fundin tragjik të vjehrrit

schedule19:49 - 21 Shtator, 2020

schedule 19:49 - 21 Shtator, 2020

Rasti i Hasan Mirës 65-vjeçarit i cili i vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i shtruar prej 2 ditësh me Covid-19 shokoi opinion publik pak ditë më parë.

Viktima ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani, i cili ka rërfyer më shumë detaje  në lidhje me këtë rast në studion e Rudinës në Tv Klan.

Ai ka treguar se vjehrri i tij ka shfaqur probleme nervore në mëngjes, është mbajtur me qetësues gjatë ditës nga mjekët dhe në darkë, kur i ka dalë efekti i qetësuesave ai është hedhur nga kati i katërt.

“Unë kam qenë prezent, dëshmitar sepse e kam ndjekur sëmundjen e Hasanit që kur u sëmur derisa vdiq, kam qenë brenda mureve të spitalit. Hasani u shtrua në spital në 1 shtator, një natë më para i ishte rënduar frymëmarrja. Sëmundja i është agravuar gjithnjë e më tepër. Sipas mjekëve, ai kishte dy javë i infektuar më Covid-19, por për shkak të fizikut të tij të fortë ka qenë shumë mirë nga gjendja shëndetësore.

Simptomat e para i ka vënë re në 27 Gusht si një ftohje e thjeshtë. Është vizituar në ambjentet e spitalit të Burrelit, aty nuk e kanë konstatuar se është me Covid-19, por është konstatuar vetëm me një ftohje të lehtë. Në 31 Gusht i është rënduar frymëmarrja, aty e kuptoi që ishte diçka shumë serioze. Shkoi tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është konstatuar që ka Covid-19. Është shtruar në spital të martë në orën 20:00. Komunikova me mjekët dhe ata më thanë që sëmundja kishte avancuar në fazën e mesme dhe lart”, rrefen ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!