Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U vetëdorëzua/ Artan Grubi nën arrest shtëpie

schedule11:15 - 24 Shkurt, 2026

schedule 11:15 - 24 Shkurt, 2026

Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozuar në mbrëmjen e 23 shkurtit që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi t’i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak, pasi është arrestuar nga autoritetet maqedonase po të njëjtën ditë.

Ai është arrestuar në pikën kufitare Bllacë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.



Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për arrest shtëpiak, duke thënë se shumica e të dhënave tashmë janë të siguruara, për faktin që Grubi është dorëzuar vullnetarisht para agjencive shtetërore për zbatim të ligjit, si dhe ka sinjale që “siguria e tij personale nuk mund të garantohet në një qendër ndalimi”.

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin për arrest shtëpiak. Ai do të jetë nën mbikëqyrje 24-orëshe nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Arratisja e Grubit

Grubi është arrestuar pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati.

Autoritetet kanë thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe që është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit Publik.

Prokuroria pati kërkuar ndalimin e Grubit dhe Bajramit, me arsyetim se ekziston dyshim i bazuar se veprimet e të dyve kanë pasur qëllim përfitimin e paligjshëm material.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Penale pati kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Grubin dhe Bajramin dhe po atë ditë autoritetet maqedonase patën lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar për të dyja figurat.

Artan Grubi pati thënë përmes një postimi në Facebook se nuk po arratiset mirëpo që ishte në një vizitë private në Kosovë dhe që do të kthehej në shtëpi.

Ditën pas asaj deklarate, policia ka kërkuar në dy lokacione mirëpo nuk e ka gjetur atë.

Më pak se një muaj para se të jepte dorëheqje nga pozita e prokurorit të shtetit, Lupçe Kocevski ka thënë se hetimet për rastin e Lotarisë Shtetërore tashmë kanë përfunduar dhe pritet vetëm ekstradimi. Ikja e tij ka qenë pengesë për nisje të gjykimit.

Për dallim prej Grubit, i cili gjatë periudhës së arratisë kishte dyshime se po fshihej në Kosovë ose Shqipëri, avokati i Bajramit ka thënë më parë se klienti i tij nuk ka ikur, por ka jetuar jashtë Maqedonisë së Veriut disa muaj para se t’i bastisej shtëpia.

Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski pati thënë atëbotë se Grubi “bashkë me një person tjetër, biznesmen, është larguar nga Maqedonia [e Veriut] me makinë me targa diplomatike dhe është nisur drejt vendit fqinj Kosovës” dhe që Bajrami, sipas tij, nuk ka qenë brenda territorit maqedonas për kohë të gjatë.

Përfshirja në listën e zezë amerikane

Grubi është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, për shkak të, siç është thënë, përfshirjes në korrupsion, për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të mashtruar gjyqësorin.

Arsyetimi për përfshirje në këtë listë ishte sepse ata kanë marrë ryshfet për të ndikuar në procedurat gjyqësore që lidhen me dënimin penal të ish-drejtorit të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, në rastin “Target” të hapur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), i cili kishte të bënte me përgjimet masive.

Grubi ishte anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të opozitës, dikur deputet dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!