Era Istrefi zbuloi një ditë më parë se kishte marrë dozën e parë kundër koronavirusit. Këngëtarja e bëri me dije lajmin përmes një videoje në rrjete sociale, ku tregoi gjithashtu dhe procesin e vaksinimit.
Nisur nga kërkesat e shumta, se si është ndjerë pas vaksinës, nëse ka patur efekte anësore, autorja e hitit “Bon Bon” ka reaguar duke thënë se ndihet shumë mirë dhe se ka marrë vaksinën Pfizer.
“Ndihem mirë pas marrjes së vaksinës kundër Covidit. Për ata që më pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet.”, thotë ajo. Kujtojmë që Era ka qëndruar pak kohë në pauzë, por ky vit duket se do të jetë mjaft produktiv pasi ka gati disa projekte muzikore që pritet të publikohet gjatë 2021-it.
/abcnews.al