Policia e Bulqizës vuri sot në pranga një 53 vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Bujar Likën nga Viçishti i Bulqizës ndërsa vajza 14 vjeçare nga Gjorica e Bulqizës kanë të njëjtin mbiemër. Bujar Lika mësohet se njihej si person i alkoolizuar dhe prej disa kohësh kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Prej tre muajsh, atij i ishte ndarë nga jeta e shoqja.
14-vjeçarja kishte qenë tek gjyshërit në fshatin Gjoricë kur, 53 vjeçari e ka ngacmuar me fjalë dhe gjeste të rënda vajzën 14-vjeçare.
Sipas informacioneve kanë qenë disa punëtorë që punonin me fadroma në rrugën e Arbrit ,dhe nga prezenca e tyre Bujar Lika ka lënë të lirë vajzën dhe nuk e ka ndjekur më. s.b/abcnews.al/