“U treguan të jashtëzakonshëm”, Gasperini thur elozhe për Gjimshitin&Co.

schedule14:53 - 12 Janar, 2020

schedule 14:53 - 12 Janar, 2020

Atalanta zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Interit, por nuk mori më shumë se një pikë. Gian Piero Gasperini ka arritur të ndërtojë një sistem të qartë lojë, aty ku të gjithë vrapojnë dhe sulmojnë së bashku. Dëshira për të shënuar dhe dominuar kundërshtarin e ka mposhtur prej kohësh frikën tek ekipi bergamask, teksa fantastike është rritja e Berat Gjimshitit.

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi është kthyer në një pikë fikse të ekipit. Përveç detyrave mbrojtëse, 26-vjeçari shfaqet tepër aktiv edhe në sulm duke tentuar t’i japë një dorë shokëve.

Trajneri Gasperini ka mbetur i kënaqur nga performanca e tij dhe shokëve të repartit dhe diçka të tillë e konfirmoi pas barazimit 1-1 ndaj Interit të Contes. “Mbrojtja ishte e jashtëzakonshme dhe të tre mbrojtësit u treguan të aftë për të bllokuar Interin në sulmimin e hapësirave“, thekson trajneri i Atalantës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!