Mesfushori portugez i Manchester United, Bruno Fernandes, ka shkëlqyer me fanellën e “Djajve të Kuq” dhe aventurën e tij në “Old Trafford”, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shpallur dhe lojtari më i mirë i muajit shkurt.
Për fatin e tij të keq, sezoni u ndërpre kur ishte në superformë, por për Manchester United, kjo ndërprerje ishte pozitive, pasi dhe Paul Pogba është rikthyer nga dëmtimi. Fernandes, në një intervistë për TalkSPORT, pranoi se po pret me padurim që të luajë në krah të kampionit të botës.
“Mendoj se të gjithë po presin me padurim që Paul Pogba të rikthehet në fushat e blerta dhe të luajë sërish. Ai ka qëndruar për shumë kohë jashtë për shkak dëmtimi dhe të luaj në krah të tij në mesfushë, do të ishte fantastike”, u shpreh Fernandes./abcnews.al
Bruno Fernandes can’t wait for that Paul Pogba link up ?
[talkSPORT] pic.twitter.com/RSKnyntMU4
— Goal (@goal) June 17, 2020