U tha se tradhtia ishte arsyeja e prishjes së martesës 3-mujore, reagon S4MM

schedule12:16 - 12 Janar, 2021

schedule 12:16 - 12 Janar, 2021

Reperi i famshëm, Samir Selimi, ose siç njihet ndryshe S4MM i ka dhënë fund martesës me Filis. Çifti kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë çdo foto të tyre të përbashkët.

Telegrafi.com siguron gjithashtu se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund dhe ata janë ndarë teksa motivet e ndarjes akoma nuk janë zbuluar.

Së fundmi, S4MM publikoi një status që hodhi dyshimet se Filis e kishte tradhtuar. Reperi shkroi në Instagram: “Tradhtare” shoqëruar me figurën e një shtrige.

Pak orë më vonë S4MM ka sqaruar se ky në fakt është titulli i këngës së tij të re.

“Tradhtare është emri i këngës së re”, ka shkruar reperi. l.k/abcnews.al