U tha se presidenti i klubit deklaroi zhgënjimin e tij për transferimin e Ronaldos, Al Nassr përgënjeshtron lajmin

schedule11:48 - 28 Prill, 2023

schedule 11:48 - 28 Prill, 2023

Klubi saudit i Al Nassr, me anë të zëdhënësit për media ka përgënjeshtruar lajmin rreth pretendimeve se presidenti i klubit Al Muammar tha se ndihej i “mashtruar” nga transferimi i Cristiano Ronaldos.

Citimet e pretenduara se janë thënë nga presidenti i Al Nassr, kanë bërë xhiron nëpër rrjetet sociale me shpejtësinë e erës.

“Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time, herën e parë kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë dy, herën e dytë kur firmosa me Cristiano Ronaldo”, supozohet të ketë thënë Al Muammar.

Pas këtyre deklaratave të cilat pretendohen të rreme, Al Nassr, me anë të zyrtarit të klubit për media, Waild Al Muhaidib, këmbëngul se citimet në fjalë janë terësisht fiktive dhe nuk janë thënë nga presidenti i tyre.

“Fjalët në shtypin spanjoll se ne u mashtruam me marrëveshjen me Ronaldon, bazuar në portalin “Arabia News 50”, janë të rreme dhe të pasakta”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve “EFE”./h.ll/abcnews.al