U tha se ishte dëmtuar, në Spanjë të sigurt që Balliu u infektua nga COVID-19

schedule09:09 - 15 Tetor, 2021

schedule 09:09 - 15 Tetor, 2021

Ivan Balliu është infektuar me COVID-19, ky është lajmi që raportohet nga “jornadaperfecta”. Mbrojtësi nuk ishte as në stol në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë.

Hamdi Salihi para ndeshjes u shpreh në Supersport se Balliu ishte dëmtuar, por në Spanjë raportojnë për infektimin e anësorit të Rayo Vallecano.

Balliu luajti disa minuta me kombëtaren tonë në duelin kundër Hungarisë dhe tani në klubin spanjoll shpresojnë të dalë negativ para ndeshjes ndaj Real Betis.

Te Shqipëria në grumbullimin e fundit rezultuan të infektuar me COVID-19 edhe Erjon Hoxhallari, Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, si dhe fizioterapisti Arzen Voci. / abcnews.al