U tha fëmijëve që babagjyshi nuk ekziston, peshkopi italian kërkon falje

schedule08:20 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 08:20 - 14 Dhjetor, 2021

Peshkopi i Notos në Sicili u tha fëmijëve të një shkolle javën e kaluar se babagjyshi nuk ekziston, duke provokuar reagime të shumta, shkruan CNN

“Babagjyshi nuk ekziston. Në fakt, do të shtoja se kostumi që ai vesh është zgjedhur nga Coca Cola ekskluzivisht për qëllime reklamimi”, u tha fëmijëve Antonio Stagliano.

Megjithatë, pasi komentet e peshkopit u bënë virale, Dioqeza e Notos kërkoi falje publike.

“Së pari, në emër të Peshkopit, shpreh keqardhjen për këtë deklaratë që ka zhgënjyer fëmijët dhe dua të sqaroj se ky nuk ishte aspak qëllimi i Staglianò”, thuhet në deklaratë

Komentet erdhën gjatë një eventi të mbajtur në ditën e festës së Shën Nikollës, frymëzimi  për figurën e Santa Claus dhe i njohur gjerësisht për bujarinë e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!