U tërhoq një vit më parë, Aquilani prezantohet si trajner te Fiorentina

schedule23:17 - 17 Korrik, 2020

schedule 23:17 - 17 Korrik, 2020

Alberto Aquilani ka luajtur me skuadra si Roma, Juventus, Milan, Liverpool dhe Fiorentina, por ka fituar vetëm tre trofe, këta me verdhekuqtë nga kryeqyteti: dy Kupa Italia dhe një Superkupë Italie.

28 qershorin e vitit të kaluar, ish-mesfushori vendosi të tërhiqej nga futbolli aktiv dhe tani ka nisur karrierën e trajnerit. Fiorentina, klub në të cilin luajti për tre sezone, i ka besuar ekipin e të rinjve 36-vjeçarit.

Klubi nga Firence ka zyrtarizuar Aquilanin në rolin e trajnerit të skuadrës Primavera, aty ku do të krijojë eksperiencë dhe do të tentojë të furnizojë ekipin e parë me lojtarë të talentuar. /abcnews.al