U tërhoq nga Lojërat Mesdhetare pas padrejtësive, reagon Alban Beqiri: Unë kisha një fitore të sigurt ndaj tij, por po lodhesha kot

schedule09:44 - 2 Korrik, 2022

schedule 09:44 - 2 Korrik, 2022

Albani Beqiri, kampioni shqiptar i boksit, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas tërheqjes së tij nga ndeshja e boksit në raundin e tretë. Beqiri mori këtë vendim pashkë me ekipin e tij pasi arbitrimi ishte gjithmonë në favor të kundërshtarit.

“Vendosëm së bashku me ekipin që të tërhiqesha pas raundit të dytë për arsye të padrejtësisë që po bëhej në gjykimin e ndeshjes. Të ishte për mua personalisht, nuk doja të ndodhte kjo, pasi unë kur jam në ring, nuk e kam mendjen te gjykimi, por më vonë reflektova dhe kuptova që po lodhesha kot.

Ndeshja shkoi shumë mir siç mund ta shikoni deri në raundin e dytë dhe isha shumë para me goditjet, por pikët gjyqtarja ia jepte kundërshtarit duke qenë se gjyqtarët ishin afrikanë. Prandaj ne vendosëm që të mos ua jepnim atë kënaqësi që të merrnin një fitore të pamerituar dhe në mënyrë të shëmtuar. Kjo gjë ndodhi edhe me boksierë dhe sportistë të tjerë, jo vetëm me mua. Ishte një eveniment me qëllime të qarta për t’i nxjerrë fituese vendet e Afrikës.

Unë kisha një fitore të sigurt kundrejt tij, por pë rata mjaftonte që boksieri i tyre të ishte në këmbë dhe të fitonte. Stafi ynë e pa që po shkonte mundimi dëm dhe morëm këtë vendim. Më vonë u bë një mbledhje me asamblenë e boksit dhe na kërkuan falje ne sportistëve për gjykimin. Kjo ndodhi pasi nuk kishte asnjë gjyqtar europian, por të gjithë ishin nga vendet afrikane dhe favorizonin sportistët e tyre”, është shprehur boksieri ynë, Alban Beqiri./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!