U tërhoq nga gara për bashkinë e Himarës/ Gjikuria: Vonesat në zgjedhje nuk do t’i shërbenin sezonit turistik

schedule12:43 - 29 Mars, 2024

schedule 12:43 - 29 Mars, 2024

Kandidati Pervin Gjikuria, i cili u tërhoq nga gara për Bashkinë e Himarës, ka folur pas përfundimit të procesit, duke thënë se vonesat në zgjedhje nuk do t’i shërbenin sezonit turistik.

Ai e ka konsideruar procesin e qetë, por që në fillim nisi me tensione, ndërsa gjithçka shkoi normalisht.

“Mos harrojmë kemi përpara dhe një sezon turistik dhe çdo vonesa në zgjedhje nuk do t’i shërbente Himarës.

Besoj që procesi ishte shumë i qete, pavarësisht se kishte tensione në fillim, gjithçka shkoj normalisht”, tha Gjikuria.

Sa i përket, detyrës së tij, Gjikuria u shpreh: “Nuk ka qenë as lehtë, as bukur dhe të gjithë jemi munduar të bëjmë punën tonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!