U tall me tragjedinë e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, dënohet bullgari

schedule12:47 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 12:47 - 16 Dhjetor, 2021

Këtë të enjte gjykata bullgare ka lënë në burg 34-vjeçarin S.B., pasi përmes komenteve të bëra në rrjetin social Facebook, tallej me tragjedinë e ndodhur në autostradën e Strumës, ku si pasojë e djegies së autobusit humbën jetën 45 persona.

Sipas aktakuzës, S.B më 23 nëntor të këtij viti, rreth orës 11:00 në një grup në rrjetet sociale, ka shpërndarë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes në baza etnike. Ai në përmbajtjen e publikuar ka shpërndarë edhe fotografi të autobusit të djegur në autostradën “Struma”.

S.B nuk ka qenë i dënuar më parë, ai e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e Rrethit në Sofje, atij i është shqiptuar masa e “privimit të lirisë” në kohëzgjatje prej 4 muajsh.

Marrëveshja ka fuqinë e një dënimi efektiv dhe nuk është lëndë ankimimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!