Një gjykatë në Milano ka urdhëruar gazetaren Giulia Cortez t’i paguajë kryeministres italiane Giorgio Meloni një dëmshpërblim prej gjithsej 5 mijë eurosh, për shkak se e ka tallur në rrjetet sociale.
Siç raporton Reuters, gazetarja u gjobit me 1200 euro në tetor 2021 për tallje me gjatësinë e kryeministres, si dhe publikoi një foto të retushuar të Melonit dhe ish-kryeministrit dhe liderit të partisë fashiste, Benito Mussolini.
Cortez mund të apelojë vendimin dhe avokati i kryeministres tha se paratë e kompensimit do të dhurohen për bamirësi.
/abcnews.al