Ish-portieri i Kukësit, Stivi Frashëri u sulmua shumë rëndë nga tifozët e Gjilanit në derbin që këta të fundit po zhvillonin ndaj Ballkanit, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Superligës së Kosovës.
Gardiani korçarë u transferua pa ndjenja në spital, ndërsa vetëm sot ka bërë të ditur edhe gjendjen e tij shëndetësore pas situatës së djeshme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Frashëri ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe interesimin e treguar.
“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtueseve në tërësi. Me një përkujdesje shembullore, sot po kryejmë edhe analizat me të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem. Më vjen shume keq që nuk mundem t’iu kthej përgjigje të gjithëve. Faleminderit dhe ju dua shumë!”, ka shkruar 31-vjeçari.
/f.a/abcnews.al