U sulmua nga qentë, deputetja tregon gjendjen e djalit të saj 9-vjeçar

schedule10:03 - 25 Maj, 2021

schedule 10:03 - 25 Maj, 2021

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se si është gjendja e djalit të saj 9-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme u sulmua nga qentë teksa po hynte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari-Lila ka njoftuar se gjendja e tij është e mirë, duke publikuar edhe një fotografi me të.

“Edoni dhe ne familja ju falënderojmë për kujdesin e mbështetjen tuaj, për mesazhet dhe telefonatat tuaja. Ne kemi kaluar natën pa dhimbje dhe jemi zgjuar me disponim të mirë. Shëndet e gjithë të mirat për të gjithë e në veçanti për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pas incidentit të një dite më parë, djali i deputetes u dërgua me urgjencë në spital ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!