U shua një familje, të afërmit në protestë kërkojnë drejtësi: Nuk na trokitën as në derë! Motra nuk mban dot lotët

schedule19:04 - 29 Qershor, 2021

schedule 19:04 - 29 Qershor, 2021

Të afërm të familjes Gushi që u shua pak ditë më parë nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Levan-Vlorë kanë dalë ditën e sotme në protestë për të kërkuar drejtësi. Ata thonë se nuk duan hakmarrje por vetëm të drejtën e tyre, ndërsa thonë se familja e 22-vjeçarit Igli Madani që goditi nga pas të afërmit e tyre, nuk u ka trokitur as në derë.

“Me inkurajimin dhe mundësinë që na japin neve për të vazhduar për t’u bërë thirrje të gjithëve se kjo që na ndodhi ne mund t’i ndodhë çdo familje., Ne jemi njerëz të thjeshtë,. Kërkojmë drejtësi, nuk kërkojmë hakmarrje. Ai babai i atij djalit duhet të na dilte ballë përballë., Duhet të na trokiste në derë sepse ne jemi njerëz”, shprehet një prej tyre.

Ndërkohë motra e Silvana Gushit, 33-vjeçares që ndërroi jetë nga aksidenti mes lotësh shprehet se në familjen e saj është hapur një plagë shumë e madhe dhe sot i dhemb zemra që dy mbesat e saj nuk jetojnë më.

“Nuk kam fjalë ta përshkruar këtë dhimbje në familjen tonë., Na ka mbyllur një derë që nuk ka për t’u parë më kurrë edhe sikur bota të kthehet përmbys. Në familjen tonë është hapur një plagë që nuk do mbyllet kurrë. Kërkoj drejtësi sidomos për ato dy fëmijë të vegjël , që ne na dhemb zemra më shumë për ato të dyja që shikoni këtu, sesa për motrën. Unë dua drejtësi”, shprehet ajo me zërin që i dridhet. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!