U shtrua në gjendje të rëndë në spitalin COVID-2, koronavirusi i merr jetën mjekut Anibal Byberi

schedule09:18 - 3 Gusht, 2020

schedule 09:18 - 3 Gusht, 2020

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Anibal Byberi mjek pneumolog në Tropojë ka ndërruar jetë në spitalin COVID-2 (Shefqet Ndroqi) ku ishte shtruar një ditë më parë në gjendje të rëndë.

Ai është futur menjëherë në intubim, por për fat të keq nuk ka arritur ta fitojë dot betejën e vështirë me këtë sëmundje.

Byberi la pas një karrierë të gjatë si mjek në spitalin e Tropojës ku kishte mbajtur edhe postin e drejtorit, ndërsa aktualisht ishte pa punë.

Ky është mjeku i tretë në vendin tonë që ndërron jetë nga koronavirusi.

Më herët kjo sëmundje i marrë jetën mjekut të Hematologjisë në QSUT Arjan Pushi, si dhe mjekut të familjes në spitalin e Pukës Hysni Shkjau./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!