“U shpërndanë para nga zyra”, e akuzoi për blerje votash, Ndreu i përgjigjet Markut: Shihemi në gjyq

schedule23:09 - 3 Maj, 2021

schedule 23:09 - 3 Maj, 2021

Mark Marku ka akuzuar pushtetin lokal se është vënë në favor të socialistëve për të blerë vota në qarkun e Lezhës. Ai tha në Opinion se është abuzuar me fondet e tërmetit duke shtuar se janë shpërndarë para edhe nga zyrat e Pjerin Ndreut. Sipas tij ka pasur punësime deri në ditët e fundit para zgjedhjeve ndërsa legalizimet janë shpërndarë në mënyrë preferenciale.

“Blerja e votës. Blerje përmes fondeve publike. Në qarku7n e Lezhës janë investuar 20 mln euro për tërmetin përmes të cilave është tentuar të blihet vota sepse janë shpërndarë në mënyrë preferenciale. Jepi 5 mln lekë dikujt që i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti, dikujt 20 mln, dikujt një apartament.

Aty në Laç ne do kishim marrë më shumë vota. Manipulimet kanë funksionuar atje ku diferenca është e vogël. Ne mund të kishim shkuar drejt mandatit të gjashtë në Lezhë nëse nuk do kishte manipulime. Administrata ka qenë në funksion. Janë futur në punë ditët e fundit për vota. Legalizimet kanë qenë në funksion të votës. Janë shpërndarë para nga zyra e Pjerin Ndreut plus bandat që i kanë pasur në dispozicion”, deklaroi Marku.

Pas këtyre akuzave në transmetim, ka ndërhyrë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i cili i ka dërguar një SMS moderatorit të emisionit duke paralajmëruar Mark Markun për një proces gjyqësor mes tyre. “I thuaj Markut që bëri një deklaratë paskrupullt dhe do shihemi në gjyq”, citoi Blendi Fevziu Pjerin Ndreun./mv.abcnews.al