U shpallën të pabanueshme nga tërmeti, IKMT shemb 12 pallate në Valias

schedule12:05 - 22 Shtator, 2020

schedule 12:05 - 22 Shtator, 2020

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Valias të Tiranës, ku do të prishen 12 ish-pallate banimi.

IKMT njofton se ndërtesat janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për banorët, pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e kaluar.

Janë 5 pallate 2 katësh, 6 pallate 3 katësh dhe një pallat 4 katësh që do të prishen nga IKMT, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!