U shpallen “non grata”, dy diplomatët iranian dëbohen nën masa të rrepta

schedule15:16 - 19 Janar, 2020

schedule 15:16 - 19 Janar, 2020

Më shumë se 30 efektivë të Anti-terrorit dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror shoqëruar në mënyrë sekrete dëbinim e dy diplomatëve iranian nga Aeroporti i Rinasit, bashkë me familjet e tyre.

Ata ishin shpallur “non grata” disa ditë më parë nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme për shkak të përfshirjes në spiunazh. Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Më herët, Shqipëria shpalli non grata në Dhjetor 2018 edhe Gholamhossein Mohammadnia, ambasador i Iranit Shqipëri nën dyshimin se ishte agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke e dëbuar atë bashkë me Mostafa Roudaki, një tjetër diplomat ish-sekretar i Ambasadës së Iranit në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!