U shpall më i miri në Champions, ylli i Atalantës kryen gjestin fantastik

schedule21:13 - 14 Mars, 2020

schedule 21:13 - 14 Mars, 2020

Josip Ilicic shënoi 4 herë në portën e Valencias në sfidën e kthimit në Champions League, përballje që u fitua nga Atalanta me rezultatin 3-4. Skuadra italiane kishte fituar edhe ndeshjen e parë 4-1, dhe u kualifikua për herë të parë në histori në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Slloveni, i cili u shpall lojtari më i mirë i javës nga UEFA, ka kryer një gjest shumë të bukur. Ai I ka dhuruar topin e ndeshjes së zhvilluar në Spanjë spitalit të Bergamos. Një dhuratë simbolike për doktorët dhe infermierëtm, të cilët janë heronjtë e vërtetë të këtyre kohëve të vështira.

Qyteti i Bergamos është një ndër vatrat e koronavirusit në Itali dhe ndodhet në një gjendje lufte. Ecuria fantastike e Atalantës është ndër gëzimet e pakta të njerëzve në ato anë, teksa Ilicic ka menduar të vlerësojë sakrificën e trupës mjekësore me dhurimin e topit të një ndeshje historike për të dhe shokët e skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!