Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është shpallur nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit në Europa League. Belgu ishte një nga më të mirët për zikaltrit në Europë, ku arriti të shënonte shtatë gola, njërin prej tyre në finale me penallti kundër Sevillas. Lukaku la pas vetes mesfushorin e Manchester United, Bruno Fernandesin, i cili u pozicionua në vendin e dytë.
“Falenderoj Zotin që bëj punën që dua dhe luaj për klubin që ëndërroja që fëmijë. Urime Sevilla për triumfin në Europa League. Falenderoj nënën dhe vëllain për mbështetjen. Falenderoj trajnerin dhe drejtuesit, si dhe shokët e skuadrës që janë për mua si familje. Më presin me buzëqëshje dhe jam i motivuar çdo moment. Djema do të kemi suksese së bashku,” janë fjalët e bomberit të Interit pasi mori çmimin.
Kujtojmë që këtë vit Interi ashtu si vjet luan në fazën e grupeve të Champions League. Këtë sezon ata janë në një grup me Real Madrid, Shakhtar Donetsk si dhe me Borussia Gladbach. Mbetet për tu parë nëse milanezët do të avancojnë më tej apo do të zbresin sërish në Europa League ashtu si sezonin e kaluar. /abcnews.al