Sulmuesi i Juventusit, Pauolo Dybala, është shumë pranë rinovimit me bardhezinjtë. Argjentinasi që u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Serie A, konsiderohet nga drejtuesit si një nga pikat më të forta të skuadrës dhe prandaj rinovimi më të kërkohet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kontrata aktuale e 26-vjeçarit me juventinët përfundon në qershor të vitit 2022. Sipas raportimit të “Tuttomercatoweb”, shumë shpejt pritet që ai të firmosë kontratën e re, që do të zgjatet deri në vitin 2025.
Gjithashtu në kontratën e re pritet të ketë një rritje page për Dybalën. Mëngjarashi mbërriti në Torino në vitin 2015 nga Palermo dhe që nga ajo ditë ai ka luajtur 162 ndeshje me Juventusin, në të gjithë kompeticionet, dhe ka gjetur plot 68 herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al

