U shpall lojtari i shekullit, Ronaldo: Më mungojnë edhe tifozët kundërshtarë

schedule17:57 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 17:57 - 27 Dhjetor, 2020

U dhanë ditën e sotme në Dubai çmimet e Globe Soccer Award, ku u akordua edhe çmimi për lojtarin e shekullit të 21-të. Cristiano Ronaldo është fituesi i këtij çmimi prestigjioz, teksa portugezi ka thënë edhe disa fjalë pas marrjes së çmimit. Portugezi shprehet se i mungojnë shumë tifozët në stadium, madje edhe ata kundërshtarë.

“Pa shokët e mi të skuadrës, pa një ekip të shkëlqyer përkrah, unë kurrë nuk do t’i kisha arritur të gjitha këto rekorde. Sot jam 36 vjeç, por ende më pëlqen shumë futbolli. Unë e dua jetën time, punën time dhe familjen time.

 

Të luash në një stadium bosh është e mërzitshme. Ne i respektojmë protokollet sepse shëndeti është i rëndësishëm, por është mjaft e çuditshme të dalësh në fushë pa tifozë. Më pëlqen të dëgjoj duartrokitjet, por edhe kur tifozët kundërshtarë më sfidojnë dhe më kritikojnë.

“Uuuu” që marr pasi shënoj ndaj skuadrave të tjera më motivon. Shpresoj që në vitin 2021 të mund të kthehemi për të parë njerëzit në stadiume.

Ne mund të fitojmë Kampionatin Evropian. Portugalia ka ekip të mirë dhe trajner fantastik. Lojtarët tanë të rinj po përmirësohen dhe rriten. Spanja, Franca dhe Gjermania mbeten favoritë për mua, por ne do të jemi aty për të luftuar. Të gjithë do të duhet të respektojnë Portugalinë dhe mezi pres të luaj Euro 2021″, u shpreh Ronaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!