U shpall fajtor për korrupsion, dënohet me vdekje miliarderi kinez

schedule14:43 - 5 Janar, 2021

schedule 14:43 - 5 Janar, 2021

Lai Xiaomin, ish-presidenti i Huarong Asset Management, një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të pasurive në Kinë, u dënua me vdekje për “korrupsion dhe bigami”.

Xiaomin u shpall fajtor për akuzën se kishte marrë 1.79 miliardë juan – 277 milion dollarë – ryshfet në periudhën 2008 – 2018, sipas Gjykatës Vendore të qytetit Tianjin. Të gjitha pasuritë e tij personale do të konfiskohen. Xiaomin u arrestua në vitin 2018. Ai zotëronte një numër të madh pronash, orë luksoze, automjete, objekte arti dhe koleksione të çmuara.

Autoritetet kineze po përpiqen të luftojnë korrupsionin në bordin e drejtorëve të vendit,  gjatë mandatit tetë-vjeçar të president Xi Jinping.

Më shumë se 1 milion zyrtarë qeveritarë po ndiqen penalisht në fushatën anti-korrupsion të Xi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!