U shpall fajtor për 34 akuza/ Iljazaj: Trump rrezikon të shkojë në burg. Kulla: Edhe po të jetë i dënuar do bëhet president

schedule21:25 - 31 Maj, 2024

schedule 21:25 - 31 Maj, 2024

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë, duke u bërë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale. Pas diskutimeve rreth dyditore, 12 anëtarët e jurisë e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej.

Lidhur me këtë po diskutohet këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”. Politologu Ervis Iljazaj ka deklaruar se Trump rrezikon të shkojë në burg, por mund të kandidojë për zgjedhjet në Amerikë, pasi ligji e lejon. Ndërsa, eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka theksuar se kjo situatë e forcon Donald Trump, pasi vota në SHBA është e shenjtë dhe po të jetë i dënuar do të bëhet president.

“Donald Trump është dënuar nga juria e vogël në Amerikë. Është shpallur fajtor. Edhe pas disa ditësh, në korrik gjyqtari vendos masën e dënimit, e cila mund të jetë me burg, me gjobë ose me arrest shtëpie. Pastaj Donal Trump mund ta apelojë këtë se kjo është shkalla e parë. Rrezikon të shkojë në burg. Ajo që është më interesantja në Amerikë është që ligji nuk e dënon një president që do të kandidojë dhe do të kandidojë edhe në qoftë se është në burg”, tha Iljazaj.

Deri në nëntor në Amerikë unë pres gjithçka. Janë në një betejë shumë të fortë, sepse edhe në zgjedhjet e kaluara ishin të njëjtët kandidatë dhe tensioni është i lartë. Unë them që kjo e forcon Donald Trump. Në një moment të caktuar mund të bëhet pengesë, por vota në Amerikë është e shenjtë dhe po e zgjodhi populli dhe po të jetë i dënuar do bëhet president”, u shpreh Kulla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!