U shpall e vdekur nga Covid, gruaja spanjolle kthehet në shtëpi pas nëntë ditësh

schedule18:27 - 25 Janar, 2021

schedule 18:27 - 25 Janar, 2021

Një 85-vjeçare, familja e së cilës besonte që ajo ka vdekur nga koronavirusi i ka befasuar ata duke u rikthyer në shtëpi, nëntë ditë pasi ishte varrosur.

Sipas Reuters, pas përzierjes së emrave, familja e Rogelia Blanco u informua se ajo ka vdekur nga Covid-19 më 13 janar dhe varrimi i saj ishte ditën tjetër.

Mirëpo, ajo u kthye mirë në shtëpinë e kujdesit në Xove, në Spanjën veriore, ku jetonte edhe burri i saj Ramon Blanco.

Sipas fondacionit San Rosendo, gabimi ndodhi kur Blanco dhe banorët e tjerë që rezultuan pozitivë për Covid-19 u transferuan në një shtëpi tjetër të kujdesit më 29 dhjetor për trajtim të specializuar.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!