U shoqërua se doli pa maskë, Kastriot Islami: Rama më izoloi, përdorën forcë ndaj një profesori

schedule21:56 - 14 Nëntor, 2020

schedule 21:56 - 14 Nëntor, 2020

Kastriot Islami pretendon se është shoqëruar në Komisariat me urdhër të kreut të qeverisë Edi Rama. Në një reagim të bërë në rrjetet sociale pasi u lirua nga komisariati ku u shoqërua në orët e mbrëmjes se kishte dalë pa maskë nga Liqeni Artificial, Islami shprehet se është ndaluar teksa po bënte ecjen e përditshme. Ai thotë se është prezantuar se Kastriot Islami por gjithsesi është shoqëruar forcërisht.

“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe”, shkruan Islami.

Islami u mbaj rreth një orë e gjysmë në Komisariatin numër 2 në Tiranë për shkak se kishte dalë pa maskë nga Liqeni Artificial dhe nuk kishte mjet identifikimi me vete. Në momentin kur doli nga Komisariati ai kishte vendosur maskën poshtë fytyrës teksa fliste në celular./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!