U shkua në balotazh, numërim deri në orët e para të mëngjesit: Sa vota morën Këlliçi dhe Alimehmeti

schedule01:27 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 01:27 - 5 Dhjetor, 2022

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e djeshme primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet Vendore të 14 majit.

Gara që ka pasur më shumë interes ishte padyshim ajo e Tiranës, ku pritej me mjaft vëmendje se kush do të jetë përballë Veliajt.

Kandidati që ka marrë më shumë vota është Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe për këtë arsye gara shkon në raundin 2.

Ilir Alimehmeti është kandidati që ka mundur të renditet në vendin e dytë dhe raundi 2 do të jetë pikërisht midis tij dhe Këlliçit më 11 dhjetor.

Kandidat që mori numër të konsiderueshëm votash ishte edhe Gerti Bogdani.

Kandidatët e tjerë ishin të gjithë për t’u harruar.

Numri total i votave:

Belind Këlliçi 4040 vota

Ilir Alimehmeti 2196 vota

Gerti Bogdani 1819 vota.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!