U shkëput ashensori dhe u plagosën dy gra, arrestohet tekniku i kompleksit në “Astir”

schedule18:22 - 12 Shtator, 2021

schedule 18:22 - 12 Shtator, 2021

Arrestohet nga policia e Tiranës tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të kompleksit të pallateve “Fratari” në “Astir”, ndërsa u procedua penalisht edhe administratori i firmës, që është vëllai i tij.

I arrestuari është Dëfrim Shabani 34 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa administratori i firmës, vëllai i të arrestuarit, Dritan Shabani 37 vjeç është proceduar në gjendje të lirë po për të njëjtën vepër penale.

Tekniku akuzohet se nuk ka konstatuar problemin që ka pasur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili u shkëput duke rënë në gjendje të lirë së bashku me shtatë personat që ndodheshin në të.

Dy gra, njëra prej tyre shtatzënë mbetën të dëmtuara si pasojë e shkëputjes së ashensorit nga kati i katërt. ABC mëson se në të ndodheshin 3 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë. Banorët u nxorën prej andej nga fqinjët.

Ata treguan se ky ashensor ka shfaqur probleme edhe disa herë të tjera dhe për këtë gjë kanë vënë në dijeni administratorin./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!