U shkatërrua nga zjarri në Paris, merret vendimi si do të duket “Notre Dame” pas restaurimit

schedule15:00 - 11 Korrik, 2020

schedule 15:00 - 11 Korrik, 2020

Katedralja e famshme e Parisit do të ruajë të njëjtën arkitekturë, që ka pasur edhe para shkatërrimi nga zjarri.

Pas shumë debateve, lajmin e ka konfirmuar kryearkitekti i vendit për monumentet historik, Philippe Villeneuve.

Kjo çështje ka zgjuar shumë reagime, sa presidenti Emmanuel Macron sugjeroi shumë shpejt pas fatkeqësisë që maja 96 metra e lartë e saj të zëvendësohej me diçka më bashkëkohore.

Macron u shpreh se Notre Dame mund të rindërtohej e të bëhej edhe më e bukur se përpara. Por pavarësisht këtyre mendimeve, vendimi kryesor i takon publikut.

Ndërkohë pritet që teknikët të hyjnë në brendësi të katedrales me litar për të çmontuar 40,000 tubat, një nga një. Kjo fazë mendohet të zgjasë tre muaj./abcnews.al