Arben Ahmetaj u propozua nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian, në seancën e sotme plenare.
Ky propozim për Ahmetajn vjen pasi ky i fundit u shkarkuar si zëvendës kryeministër dhe ministër për Rindërtimin.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS.
“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla. /abcnews.al

