Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi i cili u shkarkua nga vettingu ka ngritur padi në Gjykatën Administrative kundër vendimit të KP dhe të KPA, dhe kërkon shkarkimin e anëtarëve të tyre, pasi sipas tij ata janë emëruar në shkelje të Kushtetetutës dhe Ligjit.
KPK e konfirmoi në detyrë Muçin në shkallën e parë të vettingut, e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues.
Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, duke bërë që KPA ta shkarkojë përfundimisht dhe larguar nga sistemi pasi sipas saj ai nuk justifikon pasurinë./mv.abcnews.al