Orges Shehi ka reaguar me anë një postimi në “Instagram” në lidhje me pezullimin nga Tirana. Ish-portieri i njohur shqiptar drejtoi rekordmenët bardheblu për mbi dy vite e gjysmë.
46-vjeçari regjistroi 120 ndeshje si trajner i Tiranës, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion (2022) dhe Superkupën e Shqipërisë (2022).
Drejtuesit e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, vendosën të pezullonin Shehin pas humbjes 0-3 me Laçin. Skuadra po stërvitet përkohësisht nga Julian Ahmataj.
“Çdo fillim e ka një fund. Pas shkarkimit më mbetet t’i uroj suksese ekipit dhe të falënderoj të gjithë bashkëudhëtarët e mi në këtë rrugëtim plot sfida.
Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur kudo dhe kurdoherë”, shkruan Shehi./ h.ll/abcnews.al